Merkato/ Manchester United tenton Mac Allister, gati oferta për mesfushin e Liverpool

Zërat e merkatos kanë ndezur rivalitetin mes Manchester United dhe Liverpool, me emrin e Alexis Mac Allister në qendër të vëmendjes.

Mesfushori argjentinas, një nga shtyllat e Liverpool-it, është përfolur si objektiv i mundshëm i “Djajve të Kuq” për sezonin e ardhshëm. Por, sipas raportimeve të fundit dhe konfirmimeve nga eksperti i merkatos Fabrizio Romano, aktualisht nuk ka negociata konkrete apo oferta zyrtare mes dy klubeve.

Megjithatë tabloidët britanikë ditën e sotme i kanë dhënë hapësirën kryesore interesimit të United për mesfushorin e Liverpoolit, duke qenë të bindur se “Djajtë e Kuq” do të përgatisin ofertën, për të transferuar në “Old Trafford” mesfushorin argjentinas.

Manchester United pritet të jetë aktiv në merkato për të përforcuar mesfushën, por shumë faktorë mbeten të hapur: kualifikimi i mundshëm në Champions League dhe strategjia e re teknike për sezonin e ardhshëm. Në këtë panoramë, emri i Mac Allister përmendet si një profil ideal për cilësinë dhe eksperiencën që sjell, por gjithçka mbetet në nivel spekulimesh.

Nga ana tjetër, Liverpool nuk ka dhënë asnjë sinjal për ta lëshuar një nga lojtarët kyç të projektit të tij. Për momentin, bëhet fjalë vetëm për hipoteza merkatoje.

Pra, rivaliteti i madh i Premier League mund të ndizet edhe jashtë fushës, por deri tani nuk ka asgjë konkrete. E ardhmja e Mac Allister mbetet në “Anfield”… të paktën për momentin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×