
Titulli ishte dhe po kthehet në “makth” për Arsenal, me “topçinjtë” që ngecin sërish, këtë herë në një barazim dramatik 2-2 përballë Wolverhampton. Ky ishte një tjetër hap fals ku brenda pak ditësh, në dy ndeshjet e fundit, ekipi i Artetas ka lënë plot katër pikë duke bërë që Man.City të futet fuqishëm në garë për titull. Aktualisht “qytetarët” ndodhen 5 pikë larg, por kanë në dispozicion një ndeshje më shumë, kanë shansin e artë të ngushtojnë në vetëm 3 pikë hendekun me kreun. Tifozët e Arsenal nuk i besojnë syve pasi përballë Wolverhampton shpërdoruan një avantazh të dyfishtë.
Fillimisht ishte Saka që hapi siparin e golave, i shërbyer saktë në zonë nga Rice. Në fraksionin e dytë, Arsenal gjeti avantazhin e dyfishtë, por në mënyrë të pabesueshme filluan duke humbur terren. Fillimisht ishte Bueno që me një super gol, me një goditje shumë të bukur nga distanca ngushtoi shifrat në 1-2. Atëherë kur gjërat po shkonin drejt fundit, në minutën e 94-ët, Wolverhampton befasoi “topçinjtë” duke barazuar shifrat në 2-2. Goli i Edozie u festuan gjatë jo vetëm nga “ujqërit”, por pa diskutim u festua shumë edhe në radhët e Man.City.
Sigurisht që nuk e priti mirë këtë hap fals Mikel Arteta: “Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer, pa diskutim, jam i zhgënjyer me rezultatin, me mënyrën se si përfundoi ndeshja, me gjithçka. Është një moment zhgënjimi, por nuk na mbetet gjë tjetër vetëm ta përtypim dhe të shohim përpara. Kur je në krye duhet të pranosh edhe goditje, mendoj se e merituam. Duhet të kthehemi shpejt pasi të dielën në pret një sfidë e madhe, derbi kundër Tottenham”, u shpreh Arteta.
and then