Aksident i rëndë në Fier, makina del nga rruga dhe përmbyset, drejtuesja përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Libofshë, në vendin e quajtur Rreth-Libofshë.

Një automjet tip “Seat” ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur, ndërsa ka mbetur e plagosur drejtuesja A. P., e cila është transportuar menjëherë me ambulancë drejt spitalit Rajonal Fier.

E dëmtuara ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×