
Pau Cubarsi, mbrojtësi i Barcelonës i ka idetë e qarta. Në një intervistë me Mundo Deportivo, ai ka bërë autokritikë të sinqertë pas dështimeve të fundit të ekipit, ndërsa gjithashtu përcolli një mesazh besimi për tifozët që mezi presin ta shohin klubin të ngrejë përsëri trofeun e Champions.
“Ne duam që ata të jenë me ne, sepse do të luftojmë deri në fund, siç kemi bërë gjithmonë, dhe do të përpiqemi të sjellim në shtëpi Ligën e Kampionëve dhe të gjitha titujt e mundshëm në mënyrë që të gjithë të jenë të lumtur dhe të mund të festojmë një sezon të shkëlqyer.
“Sezoni i kaluar ishte spektakolar. Këtë vit, mund të mos e kemi nisur me këmbën e duhur, por tashmë kemi shtuar shpejtësinë dhe kemi fituar Superkupën”.
“Mund të jetë e vështirë ta kalojmë sezonin e kaluar, por ne jemi Barça dhe kjo është ajo që do të bëjmë: do të luftojmë deri në fund”.
and then