EKSKLUZIVE/ Ishte e fejuar me një polic? Plagosja e 18-vjeçares, flet familja Gjuta: U njohën vetëm pak ditë më parë! E gënjeu për…

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg Erisjaldo Gjutën, të dashurin e 18-vjeçares Natalia Murati, e cila mbeti e plagosur me armë zjarri në hotelin “Gjuta” në zonën e Saukut, në Tiranë.

Ai akuzohet për “moskallëzim krimi”, “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si edhe për mbajtje dhe prodhim armësh pa leje.

Ndërkohë, xhaxhai i tij, Valdimir Gjuta, dhe nëna, Mirvete Gjuta, janë lënë të lirë me masën “detyrim paraqitje”, duke u kërkuar të paraqiten rregullisht në policinë gjyqësore. Në kërkim janë shpallur edhe Sajmir Gjuta dhe Elvir Gjuta, të dy të akuzuar për të njëjtat vepra penale.Gjykata ka theksuar se masat e sigurisë synojnë garantimin e një hetimi të plotë dhe të drejtë për këtë ngjarje të rëndë që tronditi kryeqytetin. Flet për emisionin me “Zemër të Hapur” familjari i familjes Gjuta, Naim Gjuta.

Naim Gjuta, familjar dhe avokat i familjes Gjuta, në një telefonatë në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, ka rrëfyer detaje nga ngjarja.

“22-vjeçari e ka njohur pak ditë më parë 14 shkurtit. Ishin njohur në Qytet Studenti kishin krijuar afrimitet dhe kishin pirë kafe disa herë.
Atë ditë ajo erdh në hotel i kishte thënë jam nga Shkodra dhe se i kishte të divorcuar prindërit. E kishte gënjyer sepse i kishte thënë jam 22 vjeçe kur në fakt ishte 18 vjeç.

Familja Gjuta ishin duke qendruar një kat më lart. Dëgjuan zhurmë dhe fillimisht menduan se ishte jashtë.
Fillimisht kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë por kuptuan që kishte një plumb në shpatull sipër gjoksit dhe e kanë dërguar në spital me taksi.

Në të vërtetë familja e saj ishte nga Kukësi jo nga Shkodra, është nga fshati i origjinës së djalit. Vajza i është qasur djalit me paramendim. Mendohet se vajza është e fejuar dhe i fejuari I saj është polic, kështu kam dëgjuar”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×