Bumi financiar nga Lojërat Olimpike, medalje me vlerë 13 milionë euro për Juta Lerdam

Juta Lerdam, një nga sportistet më virale të Lojërave Olimpike Dimërore, mund t’i shndërrojë medaljet e saj të arta dhe të argjendta në “Milano-Cortina d’Ampezzo 2026” në plot 13 milionë dollarë të ardhura.

Patinatorja holandeze, e sponsorizuar nga SKIMS, Hema dhe Red Bull, ka fituar tashmë 1 milion dollarë vetëm pasi ekspozoi reçipetat e saj sportive menjëherë pas triumfit me medaljen e artë.

Sipas “Daily Mail”, eksperti i marketingut sportiv Rob Ëilson parashikon që potenciali i saj financiar do të rritet ndjeshëm pas ceremonisë së mbylljes: “Duke marrë parasysh kombinimin e suksesit të saj në podium me angazhimin e lartë në rrjetet sociale, po flasim për shifra nga 10,9 deri në 13,6 milionë dollarë në vit, veçanërisht gjatë cikleve më të rëndësishme olimpike. Vlera e saj në treg është e pavarur nga Jake Paul. Bëhet fjalë për atë që ajo përfaqëson dhe për atë që është në gjendje të arrijë”, theksoi Ëilson për Leerdam, e cila numëron mbi 6,3 milionë ndjekës në “Instagram” dhe është e fejuar me të famshmin Jake Paul.

KRAHASIMI ME ÇIFTET E YJEVE- Wilson e krahasoi fenomenin Jutta Leerdam – Jake Paul me çiftet e famshme si Taylor Swift dhe Travis Kelce, ylli i NFL-së: “Mendoj se ekspozimi mes audiencave përmes një lidhjeje kaq të profilit të lartë mund të përshpejtojë ndjeshëm njohjen në tregje të caktuara, siç e pamë me Taylor Swift dhe Travis Kelce para disa verash”. Ai e krahasoi gjithashtu këtë binom me çiftin legjendar Victoria dhe David Beckham: “Fenomeni Leerdam-Paul e kemi parë së fundmi me Kelce dhe Sëift. Përpara kësaj duhet të kthehemi te Posh dhe Becks (Victoria dhe David Beckham) për të gjetur një rast të ngjashëm në një nivel të tillë”.

Sipas Wilson, markat kërkojnë pikërisht këtë potencial për audiencë masive: “Ajo ka autenticitet, legjitimitet përmes performancës sportive dhe një përputhje të natyrshme me audiencën. Të tre këta elementë së bashku janë mjaft të rrallë për një atlet të vetëm”. Ndërkohë, Leerdam ka ndërtuar një bazë të fortë ndjekësish në rrjetet sociale falë rrëfimit të saj të vazhdueshëm mbi stërvitjen, garat dhe stilin e jetës. “Kjo narrativë personale është shumë e fuqishme, sepse është ndërtuar me kalimin e kohës. Nuk krijohet brenda natës, fitohet me punë”, përfundon eksperti.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×