Gazi lotsjellës përfundon edhe në hyrje të Xhamisë së Namazgjasë! Vijojnë përplasjet mes policisë dhe protestuesve

Teksa protesta e Partisë Demokratike vijon në ambientet e kryqëzimit të Rrugës së Elbasanit, policia është përgjigjur duke hedhur ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Ky i fundit ka përfunduar edhe në hyrje të Xhamisë së Namazgjasë, e cila në këtë periudhë ka edhe një numër më të madh të besimtarëve për shkak të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Sakaq, deputeti i PD Belind Këlliçi ka deklaruar se kanë në plan të vijojnë protestën sa më gjatë të jetë e mundur.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×