E rëndë/ Dalin pamjet e vrasjes së Egli Pashollarit, momenti kur Gazment Buçpapaj së bashku me partneren e tij e godasin me thikë

Dalin pamjet e ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën pasditen e 20 shkurtit, ku 31-vjeçari Egli Pashollari u vra me thikë në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.

Siç shihet nga pamjet,  shtetasi Gazment Buçpapaj shihet duke e qëlluar me thikë viktimën.

Plagët e marra rezultuan fatale për të riun.

Pashollari sapo zbret nga automjeti i tij tip “BMW Seria 7”, me ngjyrë të bardhë, kur sulmohet nga Buçpapaj.

Në vendngjarje, sipas pamjeve, ndodhej edhe partnerja e autorit të dyshuar si dhe një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të frekuentuar të kryeqytetit, duke shkaktuar panik te kalimtarët dhe banorët e zonës.

Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj vrasjeje. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi konfliktin që dyshohet se çoi në përplasjen fatale.

=”rumble” width=”640″ height=”360″ src=”https://rumble.com/embed/v73xhwo/?pub=4fye6d” frameborder=”0″ allowfullscreen>



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×