
Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Rilind Nivokazi, u shndërrua në një hero, te skuadra e Sionit, në triumfin 3 me 1 të arritur ndaj Jang Bojs, teksa shënoi tripletë, duke magjepsur të gjithë me paraqitjen e tij.
26-vjeçari zhbllokoi sfidën në minutën e 15-të, ndërkohë që në minutën e 42-të, shënoi për 2 me 0. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Në minutën e 52-të, miqtë rihapën sfidën me Monterion, teksa 8 minuta më vonë, Nivokazi shënoi por goli u anulua me VAR.
Tripleta personale do të “vulosej” në minutën e 77-të. Ky ishte goli i 11-të në kampionat për shqiptarin e Kosovës, i cili mban vendin e katërt në listën e golashënuesve, me 4 gola më pak se kryesuesi Fasnaçt.
and then