“Për ata që nuk kanë sy të shohin”, Rama për zjarret: Nuk kemi asgjë për të thënë! Janë të njëjtët shqipo që kanë bërë fiks të njëjtën gjë, llafe, llafe, llafe

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave për situatën nga zjarri në ishullin e Sazanit.

Rama shkruan se për ata që nuk kanë sy të shohin çfarë ndodh në Greqi e kudo tjetër në kushtet e zjarreve ku po hidhen përpjetë duke kërkuar helikopterë me kova uji biblik e me shkopinj magjikë, nuk kemi asgjë për të thënë!

Sipas tij, janë të njëjtët shqipo, që në tërë historinë e këtij vendi, kanë bërë fiks të njëjtën gjë, vetëm llafe.

“Sa për ata që nuk kanë sy të shohin çfarë ndodh njëkohësisht, sot që flasim, rrotull Athinës apo çfarë ndodh kudo tjetër në kushtet e zjarreve, nga Turqia e deri në Spanjë, po hidhen përpjetë duke kërkuar helikopterë me kova uji biblik e me shkopinj magjikë, nuk kemi asgjë për të thënë! Janë të njëjtët shqipo, që në tërë historinë e këtij vendi, kanë bërë fiks të njëjtën gjë, llafe, llafe, llafe…”, shkruan Rama.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×