“Vreshtaria nuk duhet jetë barrë për sipërmarrjen”, Tabaku: Qeveria të rrisë subvencionet për prodhuesit vendas

Tabaku

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Jorida Tabaku shprehet se sipërmarrësit shqiptarë që investojnë dh zhvillojnë sektorin e vreshtarisë duhet të mbështeten.

Më tej thekson se qeveria duhet të rrisë subvencionet për t’i shërbyer prodhuesit vendas dhe sipërmarrjeve të kësaj fushe.

Statusi:

Që vreshtaria mos të jetë më një barrë për sipërmarrjen

Ka një grup të jashtëzakonshëm sipërmarrësish shqiptarë që po investojnë dhe zhvillojnë në sektorin e vreshtarisë! Njërëz të zakonshëm e punëtorë, të lidhur më tokën e fshatin që po krijojnë një imazh të mrekullueshëm për produktet shqiptare pa asnjë mbështetje nga shteti!

Ndaj sot në komisionin e Integrimit isha tejet e vëmendshme në lidhje kushtet dhe përafrimin që Ligji “Për Vreshtarinë” ka me acquis, pra me standartet e BE në lidhje me verën.

Sa herë të mundem e të më jepet rasti do mbështes prodhimin vendas, që përballë rritjes së taksave, mungesës së subvencioneve, konkurencëssë pandershme, barrierave administrative sot po ia dalin!

Logjika ekonomike dhe e një qeverie që punon për qytetarët është ajo e shpenzimit të fondeve në buxhet në shërbim të subvencionimit të këtyre sipërmarrjeve dhe kësaj fushe të bujqësisë.

Por kjo nuk po ndodh dhe për rrjedhojë sipërmarrësi përballet me një situatë tejet të vështirë ku i duhet të çedojë më tepër në cilësi apo në të ardhura.

Prandaj qeveria duhet të subvencionojë bujqësinë e aq më tepër prodhime të tilla që janë plus jo vetëm për një produkt më cilësor në tavolinat e shqiptarëve por mbi të gjitha për efektin zinxhir në ekonominë tonë.

Një subvencionim i tillë do të rriste cilësinë edhe do të jepte mundësinë e një brandimi pozitiv të sipërmarrjeve që me gjithë pengesat kanë mundur të prodhojnë një rezultat pozitiv.

Ndaj koha është për qeverinë të rrisë subvencionet për t’i shërbyer prodhuesit vendas dhe sipërmarrjeve të kësaj fushe.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×