Kombëtarja kuqezi në Valencia, nisin përgatitjet për testin ndaj Ukrainës, Sylvinho ka 24 futbollistë në dispozicion

Kombëtarja e Shqipëria ka mbërritur të shtunën pasdite në Valencia, ku ka nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore të 31 marsit ndaj Ukraina.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Sylvinho ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në kompleksin Parador de El Saler. Stërvitja është përqendruar në përgatitjen fizike, qarkullimin e topit dhe provat taktike, në funksion të përballjes së radhës.

Ndërkohë, grupi ka pësuar dy mungesa të rëndësishme. Ylber Ramadani është larguar për arsye familjare, pasi pret të bëhet baba, ndërsa Arlind Ajeti është detyruar të kthehet te klubi i tij në Turqi për shkak dëmtimi.

Me 24 lojtarë aktualisht në dispozicion dhe vetëm 23 të lejuar për ndeshje, trajneri Sylvinho do të duhet të marrë një tjetër vendim të vështirë për përbërjen përfundimtare.

Nga ana tjetër, pritet që të paktën dy nga lojtarët që munguan në sfidën ndaj Polonisë – si Jasir Asani, Nazmi Gripshi dhe Klisman Cake – të jenë të gatshëm për këtë përballje.

Ndeshja miqësore Ukrainë–Shqipëri do të zhvillohet më 31 mars, në orën 20:45, në stadiumin Estadi Ciutat de València, ku kuqezinjtë synojnë të japin sinjale pozitive në prag të sfidave të ardhshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×