Sfida Kosovë-Turqi, anglezi Oliver vendos drejtësi në Prishtinë

Përballja mes Kosovës dhe Tuqisë që do të zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, , do të drejtohet nga arbitri i mirënjohur anglez Michael Oliver. Oliver do të ndihmohet nga asistentët Stuart Burt dhe James Mainwaring, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Christopher Kavanagh.

Arbitri anglez konsiderohet një nga emrat më të njohur në futbollin evropian, me përvojë në gara të mëdha ndërkombëtare, përfshirë Kampionatin Evropian dhe ndeshje finale në nivele të ndryshme.  Ai është arbiter i FIFA-s, që prej vitit 2012.  Caktimi i tij për këtë sfidë shihet si një tregues i rëndësisë së ndeshjes, e cila do të vendosë jo vetëm për një vend në Botëror, por edhe për prestigjin e dy përfaqësueseve në arenën ndërkombëtare.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×