Dhunë në Lungomare të Vlorës! 3 persona godasin pronarin e një lokali, përfundon në spital 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një pronar lokali është dhunuar nga tre persona të paidentifikuar.

Sipas informacioneve paraprake, pronari i një lokali (bar-restorant/piceri) është goditur fizikisht nga tre persona, duke pësuar dëmtime dhe duke përfunduar në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë shumë të frekuentuar nga qytetarë dhe turistë, çka ka shkaktuar panik dhe reagim të menjëhershëm. Kanë qenë familjarët dhe qytetarët e pranishëm ata që kanë njoftuar policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e rendit, të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Ndërkohë, grupi hetimor po sekuestron pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe në ambientin e lokalit për të hedhur dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×