Shehaj nis në Fier takimet për zgjedhjet lokale: Do kemi këshilltarë në çdo Bashki

Partia Mundësia zhvilloi takimin e parë organizativ në qytetin e Fierit, në punën që tashmë ka nisur për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe për përfaqësuesit në Këshillat Bashkiakë.

Në takimin me përfaqësues të grupit të punës, kryetari i partisë, Agron Shehaj theksoi se ky është vetëm fillimi i një angazhimi të gjatë dhe me sfida.

Sipas Shehajt, Partia Mundësia do të bëjë gjithçka që në zgjedhjet e ardhshme, qytetarët e Fierit të përfaqësohen nga kandidatë që janë të përkushtuar për t’u dhënë zgjidhje problemeve të vërteta që prekin këtë komunitet.

“Shumë punë na pret, nuk është e lehtë, por kemi vendosmërinë dhe jemi të bindur që qytetarët e Fierit meritojnë përfaqësues në Këshillin Bashkiak që të flasin për problemet e tyre.
Këtë po bëjmë dhe jemi të bindur që do t’ja dalim”, theksoi Shehaj.

Shehaj u bëri një thirrje e hapur qytetarëve të Fierit që t’i bashkohen kësaj nisme.

“Mirëpresim të gjithë qytetarët e Fierit, të gjithë qytetarët e ndershëm dhe punëtorë të Fierit të na bashkohen”, u shpreh ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×