
Pas shprehu ambicien për të kandiduar për kryetar të Bashkisë së Tiranës, deputeti socialist, Erion Braçe ka bërë kërkesë në KQZ, ku kërkon që të dijë se sa vota ka marrë në të gjitha zgjedhjet, kur ka kandiduar si ligjvënës.
disponon shkresën e depozituar në KQZ, ku Braçe kërkon informacion në lidhje me votimin ndaj tij në kohën kur ka kandiduar për deputet në qarkun e Beratit, që nga viti 96 kur u zgjodh për herë të parë dhe për mandatet e fundit në Lushnjë. Kërkesa u dërgua në datën 24 mars. Ndërsa në 28 mars, socialisti në mbledhjen e Asamblesë te Njësia 5, u shpreh i gatshëm të kandidonte për Bashkinë e Tiranës.
“Nuk gjejnë zgjidhje problemet që kanë socialistët dhe ka nevojë për një organizim ndryshe. Ndaj në këtë situatë unë do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve jo vetëm të njësisë 5, por në gjithë Tiranën…”, mësohet të ketë thënë deputeti Erion Braçe gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS.
Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama vazhdon të mbajë si emrin më potencial dhe preferencial për garën e kryeqytetit ministren Ogerta Manastirliu. Braçe u zhvendos nga zona elektorale e tij në Divjakë në njësinë nr. 5 në Tiranë, ku në zgjedhjet e 11 majit, siguroi mbi 23 mijë vota, duke forcuar pozitat e tij në kryeqytet.
and then