
Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar emërimin e kreut të ri të Policisë së Shtetit.
Berisha tha se Skënder Hita është emër problematik.
“Kush është emëruar? Skënder Hita? Emër problematik dhe shumë shpejt me të gjithë arkivin e qytetarit dixhital do të paraqitem para jush. Ku punonte? Në Fier? Skënder Balluku. U emërua Skënder Balluku. Është pion i Lubisë, Sterkarraçi, por është lubizimi i organizatës kriminale. Dihej ky. Është thënë një muaj para që lubia ka përcaktuar drejt policie, drejtorin e Fierit. Shumë shpejt do të paraqesim fakte për të. Që këtej do ta quani; drejtor Balluku. Lubia do të hyjë në histori. Gratë ndonjëherë, kanë bërë gjërat më të jashtëzakonshme. Koha provon. Rama është skllav i saj. Në kuptimin e vjedhjeve, që të jem i hapur me ju.”, tha ai.
and then