
Avokati Sokol Hazizaj ka komentuar debatet e fundit mbi draftet e propozuara nga Partia Socialiste, përfshi këtu ligjin për referendumin. Sipas Hazizajt, ekzistojnë dy hapësira ligjore që rregullojnë çështjen e referendumeve, ndërsa theksoi se ligji aktual është i qartë dhe nuk ka arsye të ndryshohet.
Ai nënvizoi për News24 se referendumi, si proces dhe koncept, është në thelb politik. Megjithatë, sipas tij, problemi nuk qëndron te natyra politike e referendumit, por te mënyra se si trajtohen çështjet e mëdha që prekin të drejtat e qytetarëve. Në këto raste, ai e konsideron referendumin si një nga mjetet më të rëndësishme për të dhënë zgjidhje.
Hazizaj theksoi gjithashtu se momenti aktual nuk është i përshtatshëm për zhvillimin e referendumeve, duke kërkuar që çdo proces i tillë të jetë plotësisht transparent. Në fund, ai u ndal edhe te pasojat e reformave të mëparshme, duke përmendur ndryshimet e vitit 2016, për të cilat tha se nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme, pavarësisht qëllimeve fillestare. Ai tha mes të tjerash se prej 2013-ës, koncepti i mazhorancës është burgu.
“Kemi dy hapësira ligjore sa i përket çështjes së referendumeve. Ka një ligj për referendumet që është i thjeshtë dhe i kuptueshëm. Ky ligj nuk a arsye që të ndryshojë më për. Është rezultat i një opinioni qytetar mbi atë që ata pyeten. Referendumi si proces edhe si koncept kushtues, është proces politik. Nuk kemi pse të mbulojmë diellin me gisht. Vetë referendumi është proces politik, Policia ka të drejtën që të hedhë teza. Kjo është simptomë që ka karakter universal Gabimi nuk qëndron këtu, por kur diskutohen çështje të mëdha, që kanë të bëjnë më të drejtën e njerëzve, referendumi është i vetmi solucion që e zgjidh problemin e së ardhmes edhe të tashmes. Por koha nuk është e përshtatshme. Referendumi mund të ketë karakter politik, por duhet bërë procesi transparent. Edhe pasojat e mëtejshme ligjore nuk dhanë rezultat për të cilat u motivuan këto ndryshime të 2016-ës. Nëse qytetari më parë kishte gjysmë zgjidhjeje, tani nuk e ka marrë më drejtësinë. Kemi dy drafte, për ndryshimin rrënjësor të kodit penal dhe një tjetër të pjesshëm.”, tha ai.
and then