
Drugstore-i i parë shqiptar, prezent që prej vitit 2008, shpall strategjine e re të ekspansionit dhe rishikim të gjerë çmimesh në kategorinë e kujdesit personal — pa prekur standardet gjermane që e dallojnë në treg.
Në një moment kur rritja e kostos së jetesës mbetet një nga shqetësimet kryesore për konsumatorët shqiptarë, rrjeti i drugstore-eve Rossmann & Lala po vijon një strategji të re zhvillimi që kombinon zgjerimin e pranisë në treg me rritjen e aksesueshmërisë së produkteve për klientët.
Prej 2008, i pari i llojit të tij në Shqipëri, Rossmann & Lala operon sot me 48 pika shitjeje në Shqipëri dhe Kosovë dhe me mbi 700 punonjës, duke u pozicionuar si një nga rrjetet me shtrirjen më të gjerë në këtë sektor. Investimi i realizuar ndër vite ka tejkaluar shifrën e 3 milionë euro-ve, duke reflektuar angazhimin afatgjatë të kompanisë në zhvillimin e tregut dhe ekonomisë lokale.

Në vijim të kësaj strategjie, kompania po zgjeron praninë e saj në qytete të tjera të Shqipërisë, ndërsa pritet hapja së shpejti i pikave të reja edhe në Berat dhe Elbasan, si pjesë e planit të mëtejshëm të zhvillimit.
Paralelisht me zgjerimin fizik, Rossmann & Lala ka nisur edhe një proces rishikimi të çmimeve në kategori të rëndësishme për përditshmërinë e konsumatorëve, veçanërisht në produktet për kujdesin e trupit dhe flokëve. Kjo strategji synon të krijojë një balancë mes cilësisë dhe përballueshmërisë, duke ofruar produkte me standarde gjermane dhe me kosto më të leverdisshme për konsumatorin lokal.

Kompania thekson se rishikimi i çmimeve nuk prek në asnjë moment standardet e cilësisë, të cilat mbeten një nga shtyllat kryesore të brandit. Të gjitha produktet e ofruara vijnë nga prodhues të certifikuar ndërkombëtarë dhe ndjekin standardet gjermane, të njohura për siguri dhe cilësi të lartë.

Në vijim, Rossmann & Lala pritet të vazhdojë investimet në zgjerimin e rrjetit dhe në përmirësimin e përvojës së konsumatorit, duke synuar të mbetet një zgjedhje e besueshme për klientët në Shqipëri.
and then