
Deputeti i PS, Erion Braçe, i pyetur nga mediat para nisjes së seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ka deklaruar se kur të ketë të reja për ambicien e tj në krye të bashkisë së Tiranës, do ti bëjë me dije publikisht.
Braçe tha se “gjërat që thuhen në shtëpi mbeten aty”.
“Unë kam folur brenda Asamblesë së PS në njësinë 5”, tha deputeti socialist teksa e cilësoi formale kërkesën që i ka drejtuar KQZ-së për rezultatet e tij në vota, prej vitit 1996 kur ai u zgjodh për herë të parë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
“Në 26 maj më bëhen 30 vjet deputet i zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë megjithë rezultatet e zgjedhjeve ‘96-‘97 nuk i gjen asgjëkund, jam i detyruar t’ia kërkoj KQZ-së. Do shkruaj një status. Do ta shikoni”, tha Braçe.
Burime brenda mbledhjes së grupit parlamentar të PS, që u mbajt të shtunën në Pallatin e Brigadave, i thanë se Braçe u shpreh se, “siç e kuptuat dhe vetë, kjo situatë nuk mund të jetë më e tillë.
“Nuk gjejnë zgjidhje problemet që kanë socialistët dhe ka nevojë për një organizim ndryshe. Ndaj në këtë situatë unë do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve jo vetëm të njësisë 5, por në gjithë Tiranën…”, mësohet të ketë thënë deputeti Erion Braçe gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS.
Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama vazhdon të mbajë si emrin më potencial dhe preferencial për garën e kryeqytetit ministren Ogerta Manastirliu.
and then