“Ju kryetar s’e fusni dorën në xhep, “Mercedes-in” me naftë ua mbushin shqiptarët”/ Tedi Blushi: Heshtja, një krim! Kriza duhet të zgjidhet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në fjalën e tij në Kuvend ngriti çështjen e çmimit të karburanteve.

Blushi theksoi se shqiptarët përballen sot me çmime abuzive të naftës dhe se shumica e deputetëve nuk mbrojnë të drejtat e tyre por heshtin. Ai gjithashtu e ka cilësuar Bordin e Transparencës, një bord zhvatës.

“Sot çdo deputet duhet të ishte zëri i çdo shqiptari që ndjen në xhepin e tij padrejtësinë. Sot nuk ka krizë më të rëndë, se sa çmimi abuziv i naftës. Dua t’u kujtoj gjithë kolegëve se sot çdo shqiptar ndjen neveri teksa sheh këtë Kuvend që vjen era naftë…vjen era naftë për shkak se shumica nuk mbrojnë interesin publik, por thjesht dhe vetëm interesin e një karteli që në bashkëpunim me Ramën ka shtuar kosto për çdo shqiptar… Grupi parlamentar i PL ka depozituar në Kuvend një projektligj për uljen e çmimit të naftës. Ju kryetar nuk fusni dorën në xhep, për të mbushur makinën me naftë sepse ua mbushin shqiptarët mercedesin tuaj luksoz.  S’ka krim më të madh se heshtja për një krizë që duhet të marrë zgjidhje”, tha ai.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×