“Me 17 prill kemi ditën e kryengritjes së madhe paqësore”, Berisha: Goditeni Ramën me vezë, ftoj pensionistët të ngrihen kundër mashtruesi

Kryetari i PD, Sali Berisha, nga foltorja e kësaj të hëne para Kryeministrisë u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë kundër kryeministrit Edi Rama duke përdorur vezë dhe domate gjatë takimeve publike.

Ai u drejtua veçanërisht ndaj pensionistëve, duke i ftuar të ngrihen kundër “poshtërimit” dhe keqmenaxhimit të supozuar të resurseve publike, duke përmendur raste të pretenduara vjedhjesh në portin e Durrësit, tunelin e Llogarasë dhe Djegësin e Tiranës.

Berisha premtoi gjithashtu rritje të pensioneve dhe rrogave të ulëta në rast se Partia Demokratike vijon në pushtet, duke garantuar “minimumin jetik dhe pensionet më të larta në rajon”.

Ai ftoi qytetarët të bashkohen më 17 prill për “ditën e kryengritjes së madhe paqësore” dhe paralajmëroi një pjesëmarrje masive për të kundërshtuar veprimet e kryeministrit dhe qeverisë së tij.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×