
Rrjeti i drugstore-ve Rossmann & Lala, brand gjerman ipranishëm në Shqipëri që prej vitit 2008, ka nisur një strategji të re zhvillimi që kombinon zgjerimin e pranisë në treg me uljen e çmimeve për konsumatorët shqiptarë.
Në një moment kur rritja e kostos së jetesës mbetet një nga shqetësimet kryesore për familjet shqiptare, kompania synon të ofrojë një balancë më të mirë mes cilësisë dhe çmimit, pa bërë kompromis me standardet që e kanë dalluar në treg.
Si rrjeti i parë drugstore i këtij formati në Shqipëri, Rossmann & Lala operon aktualisht me 48 pika shitjeje në Shqipëri dhe Kosovë dhe numëron mbi 700 punonjës. Investimi i realizuar ndër vite ka tejkaluar 3 milionë euro, duke reflektuar një angazhim të qëndrueshëm në zhvillimin e tregut vendas dhe ekonomisë lokale.

Në kuadër të strategjisë së re të ekspansionit, kompania po zgjeron praninë e saj në qytete të tjera të vendit. Së shpejti pritet hapja e pikave të reja në Berat dhe Elbasan, si pjesë e planit të mëtejshëm të rritjes.
Paralelisht me zgjerimin fizik, Rossmann & Lala ka nisur njëproces të gjerë rishikimi të çmimeve, veçanërisht në kategorinë e produkteve për kujdesin personal, si kujdesi për trupin dhe flokët.
Ky hap synon të lehtësojë barrën për konsumatorët, duke ofruar produkte cilësore me çmime më të përballueshme.

Kompania thekson se rishikimi i çmimeve nuk prek në asnjë moment standardet e cilësisë, të cilat mbeten një nga shtyllat kryesore të brandit. Të gjitha produktet e ofruara vijnë nga prodhues të certifikuar ndërkombëtarë dhe ndjekin standardet gjermane, të njohura për siguri dhe cilësi të lartë.

Në vijim, Rossmann & Lala pritet të vazhdojë investimet në zgjerimin e rrjetit dhe në përmirësimin e përvojës së konsumatorit, duke synuar të mbetet një zgjedhje e besueshme për klientët në Shqipëri.
and then