Ambasada e SHBA në Prishtinë: Luani fuqishëm, bëni Kosovën krenare

Teksa na ndajnë pak orë nga ndeshja finale e Play off të Botërorit mes Kosovës dhe Turqisë, ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shpreh mbështetjen për dardanët.

“Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ju mbështesim fort – luani fuqishëm dhe bëjeni Kosovën krenare!”- shkruhej aty. Nëse fiton Kosova, ekipi i Franko Fodas do shkruante historinë, pasi për herë të parë do kualifikohej për në Botëror. Në  gjysmëfinale, Kosova ka eleminuar Sllovakinë falë fitores 3-4.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×