
Juristi Indrit Sefa gjatë një intervistë në “News24” ka bërë një pasqyrim të situatën politike në Partinë Socialiste. Ai komentoi edhe deklaratat e deputetit socialist, Erion Braçe, për të garuar për Tiranës.
Sipas tij kandidatura e Braçes do të ishte më e vlefshme, por që kjo sipas tij nuk është e njëjta gjë edhe për Ramën, pasi ky i fundit kërkon të ketë njerëz që t’i komandojë vetë.
“Zoti Rama do të donte në krye të bashkisë Manastirliun. Zoti Brace ka mbajtur qëndrimet e tij dhe ka idenë e tij se si mund të drejtojë bashkinë e Tiranës. Fakti është që Braçe në krye të Bashkisë së Tiranë s’mund të jetë politikan i pavarur nga vizioni i zoti Rama. Zoti Rama mund ta ketë bashkëpunëtor shumë të mirë, por jo vartës…Pra nuk mund të jetë vartës i bindur siç mund të jetë zonja Manastirliu. Rama dhe PS kanë në mënyrë periodike sondazhe të detajuara dhe zonja Manastirliu ka dalë 15 %, pa kundërshtarë. Vetë propozimi i Erion Bracës ka ardhur si pasojë e këtyre fakteve, pavarësisht se shumë gjëra nuk thuhen. Pjesa më e rëndësishme e PS është partia e vjetër e PS. Brace, Xhafaj, kjo pjesa e vjetër bashkë me zotin Ruci mbështesin këtë lëvizje të zotit Brace nuk e din nëse Rama do i nënshtrohet presionit të vjetër të PS apo do betejë edhe betejën e fundit…Sot jemi në këtë betejë dhe nëse Braçe do hyjë në garë me ose pa siglën e PS dhe Rama hyn në gara me Manastirliun dhe PD me kandidat , por nëse kandidati i Ramës i mund të dy kandidatët e tjerë, atëherë nuk kemi më PS”, tha ai.
and then