Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin e përjetshëm për Redjan Rrajën, i shpallur fajtor për vrasjen e Andi Malokut

Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin e përjetshëm të Redjan Rrajës, i gjetur fajtor për vrasjen e Andi Malokut, vrasjen e mbetur në tentativë të prokurorit Arjan Ndoja, vrasjen e mbetur në tentativë të Aleksandër Lahos alias Pëllumb  Muharremit.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë la në fuqi edhe dënimin me 35 vite burgim për Arjol Halilajn , nën akuzë për të njëjtën ngjarje.

Gjykata e Lartë u shpreh se e konsideron rekursin e dy të akuzuarve si të pabazuar dhe ndaj lë në fuqi vendimin e Gjykatës së posacme të apelit. Vendimi u mor nga Sandër Simoni, Ilir Panda dhe Sokol Binaj.

Redjan Rraja, 34-vjeç nga fshati Nikël i Fushë-Krujës u arrestua si një nga autorët kryesorë të atentatit ndaj ish- prokurorit të Durrësit, Arian Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku, i cili mbeti i vrarë, si dhe për plagosjen e shtetasit, Landi Muharremi.

Gjykata pasi u kthye nga dhoma e këshillimit, në seancë gjyqësore publike dhe pasi dëgjoi palët në diskutimin përfundimtar dhe mori provat vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Arjan Ndoja; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të viktimës Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi).

“Në bashkim të dënimeve,  dënimi përfundimtar për të pandehurin Redjan Rraja ëshytë me burgim të përjetshëm.”- thuhet në vendimin e Gjykatës.

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×