“Uji i zi i kazanit po vlon dhe kapaku po shpërthen”, analisti për zërat ndryshe në PS: Modeli i Belës i instaluar në parti dhe qeveri, shkaku i pakënaqësive

Analisti Lavdrim Lita, i ftuar në “Studio 24” u shpreh se brenda PS ka nisur vala e pakënaqësive, duke bërë që kapaku të shpërthejë. Ai iu referua qëndrimeve më të hershme të deputetit Fatmir Xhafaj dhe duke vazhduar me Erion Braçen, Elisa Spiropalin dhe Ermonela Felaj duke thënë se shkaku është modeli “Bela” i instaluar në qeveri dhe parti.

“Shikohet nga shumë eksponentë të PS si rrezik potencial për karrierën e tyre brenda PS, dhe potencialisht nesër deputetë e ministër që thonë më mirë të reagojmë sot me dinjitet sesa nesër “të na pritet koka” apo duke na zhdukur nga karriera politike me një të rënë të lapsit”, tha analisti Lita.

Lavdrim Lita: Kazani i PS po zien dhe uji i zi i brendshëm po vlon dhe ka shpërthyer kapaku tashmë. Pakënaqësia është shfaqur haptazi në disa qëndrime, zotit Xhafaj I pari, Erion Braçe, Elisa Spiropali,  Ermonela Felaj ka bërë një reagim të koduar, ish-ministra të PS kanë shfaqur pakënaqësi publike për modelin e qeverisjes së vendit dhe të PS.

Modeli i Belës i instaluar në PS dhe implementimi i skemës së saj në disa ministri por edhe në parti, edhe në drejtimin e shumë dikastereve të tjera, shikohet nga shumë eksponentë të PS si rrezik potencial për karrierën e tyre brenda PS, dhe potencialisht nesër deputetë e ministër që thonë më mirë të reagojmë sot me dinjitet sesa nesër “të na pritet koka” apo duke na zhdukur nga karriera politike me një të rënë të lapsit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×