Sot, 17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Shqipëria shënon më 1 prill 17-vjetorin e anëtarësimit në NATO.

Pas përmbysjes së regjimit komunist në vitin 1991, Shqipëria filloi procesin e bashkëpunimit dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, përfshirë dhe NATO-n.

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO filloi në vitin 1992, me pranimin e vendit zyrtarisht në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut (NACC), që ishte organizmi i parë që krijoi Aleanca për të ndërtuar marrëdhëniet me shtetet që dolën nga regjimet komuniste në Evropë.

Një nga zhvillimet e rëndësishme në këtë proces është ai i vitit 2003, kur Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia (sot Maqedonia e Veriut) së bashku me SHBA-në nënshkruan “Kartën Adriatik 3 – SHBA”, që u konsiderua si një nismë që do të përgatiste anëtarësimin e këtyre vendeve në NATO.

Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në NATO në samitin e Bukureshtit më 2 prill të vitit 2008, ndërkohë më 25 prill të të njëjtit vit Shqipëria filloi zyrtarisht bisedimet për anëtarësimin në Aleancë.

Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill të vitit 2009, ndërkohë mori pjesë për herë të parë si anëtare me të drejta të plota e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior në samitin që u mbajt në Strasbourg/Kehl më 4 prill të vitit 2009.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×