
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ishte sot në Gjykatën e Posaçme ku ka një çështje që lidhet me shpifjen, ku u shpreh e ndaj tij është bërë një padi e rreme dhe me prapavijë politike.
Jashtë godinës së GJKKO Braçe u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me interesin e shprehur prej ti për kandidimin për postin e kryebashkiakut të Tiranës dhe faktin që Erion Veliaj kishte sot në GJKKO seancën e radhës të themelit.
“Besoj që politikanët, proceset gjyqësore dhe vendimet e gjykatave nuk duhet t’i diskutojmë. Nuk komentoj as prokurorët as gjyqtarët. Mund të them që prezumimi i pafajësisë dhe barazia në proces, që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e qytetarëve, janë elementë shumë të rëndësishme për demokracinë”, tha ai.
and then