Gattuso e Buffon driblojnë të ardhmen, në Itali kërkojnë “kokën” e Gravina-s

Në Itali, nga tifozët te Gattuso e Buffon, të gjithë janë totalisht të zhgënjyer për këtë eliminim të papritur, i treti radhazi. Botërori po kthehet në një makth për një komb që jeton me futbollin, sigurisht që pas një përfundimi të tillë, i pari nën akuzë përfundon trajneri. Gennaro Gattuso nuk e fshehu zhgënjimin për këtë eliminim, pasi në sytë e tij këto ky ishte një përfundim i pamerituar:

“Këta djem nuk e meritonin një goditje të tillë pas atij impenjimi që shfaqën. Hasëm disa vështirësi, por luajtëm me pasion edhe pasi mbetëm me 10 lojtarë. Jemi të trishtuar, dhe kjo të dhëmb”, u shpreh Gattuso duke dribluar më pas kur u pyet në lidhje me të ardhmen e tij në stolin e Italisë:

“Nuk është momenti për të folur për këtë, nuk është e rëndësishme. Tani ka rëndësi vetëm fakti që për të disatën herë nuk do të jemi në Botëror. Unë kërkoj falje për faktin që nuk ia dola”, u shpreh Gattuso.

Ashtu si Gattuso, edhe Buffon u shfaq i mërzitur në konferencën për shtyp, pas sfidës me Bosnjen, por as Buffon nuk pranon të jap dorëheqjen: “Është një moment delikat dhe duhet të marrim kohën e nevojshme për të bërë vlerësimet e duhura. Sezoni sportiv përfundon në qershor, deri atëherë do të jemi këtu, për t’i dhënë edhe federatës kohën e duhur”, u shpreh Buffon.

I pranishëm në konferencë për shtyp ishte edhe presidenti i Federatës italiane të futbollit, Gabriele Gravina, me këtë të fundit që befasoi jo pak duke theksuar se ekipi ka bërë progres dhe se dëshiron të vijojë bashkëpunimin me Gattuso-n dhe pjesën tjetër të stafit:

“Gjëndja shpirtërore besoj është e dukshme. Më duhet t’i bëjë komplimente skuadrës dhe stafit, ky ekip ka pasur një rritje të jashtëzakonshme. Më duhet të falënderoj Gattuson për punën e bërë, është një trajner i madh. I kam kërkuar të qëndrojë, do doja që edhe Buffon të qëndronte për të vijuar këtë projekt. Njerëzit kërkojnë largimin tim? Jam mësuar me këtë cirk prej kohësh. Sa i takon stafit teknik dua që të shpëtojë 100%, sa për pjesën e drejtuesit të federatës duhet të presim mbledhjen javën e ardhshme dhe për të bërë vlerësimet e duhura”, u shpreh Gravina.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×