
Policia e Lushnjes ka ndaluar një person pas kallëzimit të bërë nga një e mitur për ngacmim seksual.
Shtetasi me iniciale Th.K, drejtues i një mjeti transporti të një shkollë jopublike ka rënë në pranga për ngacmim seksual të një vajze të mitur e cila frekuentonte shkollën private ku shtetasi në fjalë ishte i punësuar si drejtues furgoni.
Nga burime mësohet se arrestimi i kryer mbrëmjen e 31 marsit ka ardhur si pasojë e denoncimit të familjarëve të vajzës së mitur. Gjithashtu mësohet se familjarët kanë ndërmarrë kallëzimin pasi e mitura u ka treguar për ngacmimin që i ka bërë drejtuesi i mjetit që e merrte nga banesa dhe e çonte në shkollë dhe anasjelltas.
Po nga burime mësohet se e mitura është pyetur në praninë e një psikologeje për të dhënë versionin e saj që ka çuar në ndalimin e drejtuesit të furgonit të shkollës jo publike.
Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga policia e shtetit për këtë rast, por mësohet se grupi i punës po punon për të zbardhur këtë rast duke verifikuar detajet dhe vërtetësinë e deklaratave të të miturës.
and then