
Pavarësisht eleminimit në finalen e Play off të Botërorit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka vlerësuar në maksimum dardanët. Në postimin e bërë pas humbjes 1-0 ndaj Turqisë, Ambasada e konsideron si arritje të madhe mbërritjen deri këtu.
‘’Një përpjekje e shkëlqyer nga ekipi kombëtar i Kosovës – luajtët me zemër, vendosmëri dhe krenari. Ajo që arritët është vërtet e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme’’, ka shkruar ambasada.
and then