
Analisti Basir Çollaku ka analizuar zhvillimet në Partinë Demokratike, përçarjet në këtë parti, por edhe përjashtimet e ndodhura së fundmi. Ai u shpreh se nuk është aspak korrekte që të kërkosh të marrësh një parti mezor, duke nënvizuar se partia është pronë e votës. Gjithashtu deklaroi se njeh edhe figura që sipas tij ‘kanë flirtuar’ me të majtën.
“Të kërkosh të ndryshosh rregullat në mes të lojës nuk ndodh. Kjo forcë politike duhet të zbatojë rregulla të qarta. Fiton një garë bindu, humb një garë bindu. Nëse krimi i organizuar ditkon zgjedhjet siç thonë raportet këto nuk quhen më zgjedhje. Këta harrojnë çfarë i ka ndodhur Shqipërisë dhe kush është kundërshtari I tyre. Njoh jo pak emra që kanë flirtuar me të majtën. Nuk mund të shkojë askush të marrë një parti mezor. Nëse Berisha ka numrin më të madh të votave ai është kryetari”, tha ai.
Sa i përket përjashtimit të Ervin Salianjit, Çollaku tha se statuti ka rregulla.
“Statuti ka rregulla. Rregullat janë të qarta. Ne po prodhojmë një ngjarje që nuk është ngjarje. Ne flasim për kryetarin e PD të votuar nga 43 mijë anëtarë dhe flasim për një ish-anëtar Kryesie, tani që kërkon shenjtërinë e votës kur mori një post. Duhet të kishte thënë nuk e dua këtë post dua të votohem. Burgun nuk e bëri për PD-në. Natyrisht që burgimi i tij është i padrejtë dhe politik, por të mos prodhojmë ngjarje tani sikur gjoja janë të barabartë edhe Salianji dhe Berisha. Kriza është e importuar, jo reale. Ajo që vë re tek e djathta është se duan mandat mezor, o deputet o rashë e vdiqa. Je opozitar edhe si shoqëri…”, tha mes të tjerash ai.
and then