“Për pak drejtor të gjithë shiten! Marrin çdo rrangalle” Lapaj: Nëse doni karrierë duhet të kaloni përmes Ramës, ose…

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj në një intervistë në emisionin “Oponencë” në News24, foli për zhvillimet politike, duke u ndalur te protesta dhe qëndrimet e tij rreth politikës.

Lapaj nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama. Gjatë intervistës qëllimi i tyre është të shuajnë shpresën dhe të vrasin garën, ndërsa nënvizoi se për një post edhe janë shitur.

“Ai do të thotë se nëse doni të bëni karrierë duhet të kaloni nga një rrugë, përmes Edi Ramës. Nëse nuk kaloni përmes Edi Rama kam të gjitha instrumentet që t’u ndalojnë. Përmes Komisionerëve që vjedhin, përmes KAS , gjykatës që voton kundër së drejtës. Përmes rrangallave që pranojnë të shesin kauza për të kapur një post institucioni. Dhe ata janë gati të marrin çdo rrangallë vetëm të vrasin besimin e njerëzve”, tha ai.

Po ashtu u shpreh se ajo që kërkojnë dhe synojnë është gara dhe meritokracia.

“Brezi që përfaqësojmë do ta lërë pas standardin e atyre. Ne duam dinjitetin, garën dhe meritokracinë, për këtë po luftojmë. Mundi dhe sakrifica nuk do shkojë dëm. Ai nuk ka lënë njeri pa marrë, çdo rrangallë e merr ai. Thjeshtë për të vrarë shpresën. Do të vrasë tek njerëzit shpresën e besimin që ka njerëz ndryshe. Shih se në fund të gjithë tek ky venë, për pak drejtor të gjithë shiten”, u shpreh ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×