“T’i çojmë në ferr e të shpëtojmë”, Rama me të rinjtë për korrupsionin: Nuk mjafton që autorët vetëm të dënohen, por…

Kryeministri Edi Rama ka folur për fenomenin e korrupsionit gjatë një takimi me të rinj, duke theksuar se perceptimi për të është më i lartë sesa realiteti.

I pyetur nga studentët për nivelin e korrupsionit në vend, Rama u shpreh se ndonëse problemi ekziston, ai shpesh perceptohet më i madh nga sa është në të vërtetë.

Kreu i qeverisë theksoi se shpesh korrupsioni shihet si një çështje individësh të këqij që duhet të ndëshkohen, por sipas tij kjo nuk është zgjidhje e plotë.

Sipas tij, lufta kundër korrupsionit nuk duhet të fokusohet vetëm te ndëshkimi, por te ndërtimi i institucioneve funksionale, në mënyrë që korrupsioni të mos jetë më një “shërbim alternativ” për qytetarët.

“Korrupsioni është shumë më i madh në perceptim sesa në realitet. Jo se në realitet nuk është problem sepse akoma institucionet janë në formësim sepse çfarë e bën korrupsionin aktiv dhe të suksesshëm në të keq, është hapësira që ai gjen si alternativë për personin ose subjektin që kërkon të marrë një shërbim, të fitojë një të drejtë që institucionet nuk ia garantojnë. Shpesh e ngatërrojnë korrupsionin me persona të këqinj që duhen çuar në ferr dhe të shpëtojmë. Patjetër që ata që kapen duke bërë korrupsion, duhen dënuar. Kjo nuk e çliron një vend nga korrupsioni. Duhet që korrupsioni të mos jetë një shërbim alternativ i suksesshëm”, u shpreh Rama.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×