
Pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane, e cila një ditë më parë ngriti alarmin për një kërcënim të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin ndaj objekteve të lidhura me Shtetet e Bashkuara, por edhe ndaj hapësirave publike në Shqipëri, strukturat e Antiterrorit kanë intensifikuar planin e masave në terren.
Burime bëjnë me dije se njësitë e Antiterrorit kanë zhvilluar takime me përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe asaj Izraelite, në kuadër të koordinimit të veprimeve dhe rritjes së gatishmërisë për çdo skenar të mundshëm.
Edhe pse plani i masave ishte hartuar më herët, pas këtij paralajmërimi është shtuar ndjeshëm vlerësimi i situatës dhe monitorimi i elementëve të rrezikut.
Në fokus të këtyre masave janë kryesisht ambasadat, godina e muxhahedinëve në Manëz, si dhe sheshe e hapësira të mëdha publike në vend, të konsideruara si pika me ndjeshmëri të lartë.
Në kuadër të këtij plani, pritet një shtim i prezencës së forcave policore në terren, ndërsa pjesë e grupit të punës është edhe SHISH, i cili në bashkëpunim me Antiterrorin do të ketë një vëmendje të shtuar ndaj sigurisë së objekteve diplomatike.
and then