Rama ia kaloi Ibrahimajt interpelancën e kërkuar nga PD, Bardhi thirrje Peleshit: Shkeli Kushtetutën! Kryeministri të vijë të japë llogari në Kuvend!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër ndaj mosprezencës së kryeministrit Edi Rama në Kuvend, teksa deputetja e PD-së, Jorida Tabaku kishte kërkuar me të interpelancë në lidhje me korporatën e investimeve.

Kryeministri Rama ka vendosur që interplancën ta delegojë te ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Dalina Ibrahimaj.

“Kryeministri është i detyruar që t’u përgjigjet interpelancave të deputetëve. E dimë emrin dhe pozicioni ne ministren, por s’kemi kërkuar atë, por kryeministrin. Nuk ka asnjë nen, në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, që i jep të drejtë kryeministrit që të delegojë detyrimin kushtetues që ka për t’iu përgjigjur interpelancave në Kuvendin e Shqipërisë. Zakonisht delegohen të drejtat, detyrimet nuk delegohen, por përmbushen. Duhet të ndërprisni seancën dhe t’i kërkoni kryeministrit që të përmbushë detyrimin që ka ndaj Kuvendit. Ka mundësi ju lutem që të respektoni Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. Duhet të sillni këtu kryeministrin. Nëse nuk e sillni duhet të shtyni seancën.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×