“Nuk do të rrëzojmë qeverinë për një vrimë”, deklarata e fortë e Flutura Açkës: Me taksat e shqiptarëve paguhen ‘sugar girls’ për njerëz në ambasada dhe sheikët në Shqipëri. Si u mbyll dosja

Acka

Deputetja e PD-së, Flutura Açka ka bërë një deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit, ku foli për një eksponent të lartë shtetëror që nxitoi për të mbyllur një dosje të SPAK.

Sipas saj me taksat e shqiptarëve paguhen ‘sugar girls’ për të kënaqur njerëz në ambasada dhe sheikët në Shqipëri.

Açka nuk i ka kursyer kritikat për këtë qeveri, ndërsa shtoi se ky shtet bie fund e krye era seks.

“Ky nuk është shteti që aspiroj unë. Krim nuk janë vetëm armët, droga apo kanabisi, krim është edhe mosveprimi”, tha Açka.
“Ky shtet bie fund e krye era seks. Ky shtet, që sipas disa miqve të mi gazetarë, ky shet paguan deri në 800-1 mijë vetë që janë regjistruar në kompani apo institucione që nuk paraqiten në zyra dhe paguan me taksa shqiptare për ‘toy boys’ dhe ‘sugar girls’ dhe zanate të tjera prostituive për t’iu ofruar njerëzve në ambasada apo dhe sheikëve lartë e poshtë nëpër Shqipëri. Nja dy raste madje i kam të sakta, pasi i kam të dhënat nga të huajt. Çfarë prisni ju nga ajo vajzë? Që të bëjë denoncimin?! E bëri me zë dhe figurë. Ajo shpëtoi vetëm nga fakti që bastuni nuk ishte automatik. Nga ky parlament i bëj thirrje dy zonjave të nderuara, Erjeta Sokoli dhe Irena Seli, që SPAK të rihapë këto dosje pasi pas tyre kam bindjen se janë përfshirë struktura shtetërore dhe eksponentë të lartë të shtetit të ministrisë së Brendshme të kohës. Le t’i hyjë dhe do të zbulojë shumë gjëra. Në ato ditë, një eksponent i lartë shtetërore e politik që nxitoi të mbyllte dosjen u shpreh me qesëndi në një nga kafenetë si kjo e parlamentit tha; ‘nuk do të rrëzojmë qeverinë për një vrimë’. Siç e shihni e tha shumë butë, sepse ai e tha shumë ndryshe.”, tha Açka.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×