“Detyra e Belindës s’delegohet, por e Ramës po?”, Bardhi akuza Peleshit: S’ke guxim t’i kërkosh të vijë në seancë! Institucionet s’u kthejnë përgjigje deputetëve

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka akuzuar kryeparlamentarin Niko Peleshi se nuk po zbaton Rregulloren e Kuvendit dhe nuk ka guximin që t’i kërkojë kryeministrit që të shkojë në seancë e t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve të opozitës.

Ai ka evidentuar gjithashtu një problematikë që është përsëritur shpesh nga opozita, dhe jo vetëm, që institucionet nuk denjojnë të kthejnë përgjigje ndaj kërkesave për informacion nga deputetët.

“Kur dëgjonim ministrat për pak u bindëm që duhet të integrohemi në Singapor jo në BE. Procesi i integrimit kërkon që Kuvendi të veprojë në mënyrë demokratike por Rama nuk pranonin të vijë në Kuvend dhe detyrimet ia delegon ministrave. Detyra e Belindës nuk delegohej kur bëhej fjalë për të sulmuar drejtësinë, e tha vetë në sallë Rama në seancën përkatëse.
Ju e keni degraduar këtë Kuvend për shkak të paaftësisë suaj dhe nuk keni guxim t’i kërkoni Ramës të vijë këtu.
Kam këtu dhjetëra kërkesa të kolegëve deputetë që kërkojnë informacione dhe institucionet dhe ministritë nuk kthejnë përgjigje.
6 kërkesa në disa ministri, KESH dhe AIDA, ka dorëzuar Enno Bozdo, por nuk merr përgjigje prej 4 muajsh. Njëjtë edhe deputetja Albana Vokshi”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×