
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë një reagim ekskluziv për emisionin “Kjo Javë” nga Nisida Tufa në News24 në lidhje me paralajmërimin që ka publikuar ditën e sotme ku shpreheshin se grupe të lidhura me Iranin mund të sulmojnë objektiva të caktuara në Shqipëri.
Një zyrtar i ambasadës u shpreh se administrata Trump nuk ka përparësi më të lartë se siguria dhe mbrojtja e amerikanëve, ndërsa theksoi se ambasada po bashkëpunon ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të zbutur rreziqet e sigurisë.
Më tej, në reagim thuhet se ambasada e SHBA-ve vlerëson bashkëpunimin e saj të ngushtë në çështjet e sigurisë me Qeverinë e Shqipërisë, e cila, sipas tyre “ka shfaqur një angazhim të vazhdueshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe të gjithë banorëve të Shqipërisë”.
Sakaq, theksohet se do të ofrohet më shumë informacion sapo të jetë i disponueshëm.
REAGIMI I AMBASADËS AMERIKANE PËR “KJO JAVË”
“Administrata Trump nuk ka përparësi më të lartë se siguria dhe mbrojtja e amerikanëve. Ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të zbutur rreziqet e sigurisë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara vlerëson bashkëpunimin e saj të ngushtë në çështjet e sigurisë me Qeverinë e Shqipërisë, e cila ka shfaqur një angazhim të vazhdueshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe të gjithë banorëve të Shqipërisë. Ne do të ofrojmë më shumë informacion sapo të jetë i disponueshëm.”
and then