Debate në gjyqin për Veliajn dhe 29 të tjerë/ Haxhia: Avokatët të njihen me dosjen! Ndreca: Më jepni 2 javë kohë të njihem me aktet. Adule kërkon gjykim të shkurtuar

Në seancën e zhvilluar për gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka pasur debate mbi njohjen e dosjes dhe të drejtën e mbrojtjes së avokatëve të të pandehurve. Maks Haxhia, në cilësinë e kryetarit të dhomës së Avokatisë, kërkoi sqarime nga kolegët nëse avokatja e caktuar përfaqësuese është njohur me dosjen e çështjes, duke theksuar rëndësinë e procesit të rregullt ligjor.

Ols Dado iu drejtua Haxhiasit: “Këtu nuk je si kryetar i dhomës, por si avokat.”. Gjykata vendosi se për këtë çështje nuk ka nevojë për debat shtesë dhe theksoi se Maks Haxhia është legjitimuar si mbrojtës i një prej të pandehurve, në këtë rast i Ajola Xoxës dhe kërkesat duhet të lidhen vetëm me këtë proces.

Avokati Plarent Ndreca mbështeti kolegun dhe theksoi se roli i avokatit është pjesë e procesit të rregullt ligjor dhe nuk mund të ndahen kompetencat e individit. Ai kërkoi një afat dyjavor për t’u njohur me dosjen dhe për të përgatitur një plan të detajuar mbrojtjeje, duke argumentuar se çdo nxitim i pajustifikuar nuk shërben drejtësisë. Ndreca shtoi se procesi ka impakt publik për shkak të funksionit të Veliajt si kryebashkiak i zgjedhur disa herë me votë. Në të njëjtën seancë, i pandehuri Elman Abule kërkoi ndarjen e çështjes së tij për gjykim të shkurtuar, duke argumentuar se numri i të pandehurve është i lartë dhe vepra penale për të cilën akuzohet është kompetencë e një gjykate tjetër. Gjykata pritet të shqyrtojë kërkesat dhe afatet e propozuara për të siguruar një mbrojtje efektive për të gjithë të pandehurit.

Elman Abule pohoi në sallën e gjyqit se; Unë kërkoj gjykim të shkurtuar, i qëndroj kërkesës së bërë nga ana e avokates. Sakaq, Dritan Jahaj përfaqësues i Mirton Likës dhe shoqërisë së tij Lal shpk, kërkesa jonë ka të bëj me konstatimin e kompetencës lëndore. Ne konstatuar që kjo gjykatë nuk është kompetentë për të gjykuar këto vepra, kërkojë që çështja të kalojë në një tjetër gjykatë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×