
Mbahet sot seanca gjyqësore ku kryebashkiaku Erion Veliaj do të përballen në Administrative me prokurorin Ols Dado. Veliaj kërkon përjashtimin e Dados nga çështja e tij që ka me drejtësinë, me pretendimin se ky i fundit nuk i përmbush kriteret për të ushtruar detyrën e tij si prokuror.
Siç shihet nga pamjet e siguruara për nga gazetarja Klodiana Lala, një furgon policie, i shoqëruar nga një tjetër mjet, hyjnë në rrethimin e gjykatës Administrative, ndërsa nga mjeti ka dalë zoti Veliaj. Ndërkohë, në sallë ka të pranishëm dhe përfaqësues nga Presidenca, ndërsa bëhet fjalë për Sara Bërdëllimën. Sakaq, prokurori Ols Dado përfaqësohet nga avokati Erarbër Madhi. Po ashtu në gjyq është thirrur dhe KLP-ja, që përfaqësohet nga Danja Hobdari.
Ky i fundit prej 10 shkurtit të 2025-ës ndodhet pas hekurave.
and then