
Kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryebashkiakët socialistë, në kuadër të turit “Për punët e Shqipërisë”.
A u la porosi kryebashkiakëve që të identifikojnë shtëpitë e vjetra që duhet të kthehen në muze.
“Në çdo bashki, në shumicën dërrmuese të tyre të paktën, ka shtëpi me vlera të rëndësishme për trashëgiminë kulturore që janë të pa banuara apo në rrënim e sipër. Ajo që po bëjmë me Ministrinë e Kulturës është marrje e tyre nga shtëpi dhe shpronësimi i tyre për ti muzealizuar më pas. Angazhohuni përcaktoini si kandidatura për të hyrë në këtë proces, ndajini me Ministrin e Kulturës për të klasifikuar vlerat e tyre dhe planifikoni se për çfarë mund të muzealizohen. Kemi shumë gjëra që mund të ekspozojmë, jemi një vend që ka në zemrën e aktivitetit të tij turizmin. Duhet të rrisim aksionet.
Kur na pyesin kush është pija tradicionale shqiptare ne themi është rakia. Por nuk kemi një muzë për rakinë, verën apo vajin e ullirit, të cilat i kem në disa variante”, tha ai.
and then