
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se brenda Partia Demokratike e Shqipërisë nuk duhet të ketë përjashtime. Mediu deklaroi se pritshmëritë e demokratëve janë të fokusuara tek ndërtimi i një opozite fituese dhe jo te debatet e brendshme.
Në lidhje me garën për kreun e partisë, Mediu u shpreh se gara duhet të jetë e hapur dhe nëse Ervin Salianji vendos të garojë brenda rregullave, partia do të kishte vetëm përfitime.
“Përjashtimet janë proces brenda PD dhe nuk e kam informacionin e atyre që marrin vendime, por kur përpiqesh të organizosh një Kuvend duhet të kesh kujdes të shtuar, sepse ajo që pritet me shpresë nga demokratë dhe jo vetëm se çfarë mund të ndodhë të bëhet opozita fitimtare, ta kërkosh e ta zhvendosësh vëmendjen në lajme të tilla. Nëse një individ merr pjesë në fushatën e një subjekti tjetër dmth që e ka zgjedhur vetë rrugën, por nuk duhet t’ jepet zë.
Çdokush që ka dëshirë të zhvillojë garë duhet të lejohet ta zhvillojë. Nuk mendoj që në opozitë duhet të përjashtojmë, nëse Salianji do të kandidojë brenda normave staturore s’ka asgjë të keqe, madje do të kishte përfitime për partinë, brenda PD”, tha ai.
Ai foli edhe në lidhje me mundësinë e kandidimit të Erion Braçes për postin e krybashkakut të Tiranës.
“Nuk mbështes asnjë kandidaturë socialiste. Braçen e vlerësoj si një zë serioz në Kuvend dhe edhe pse e kam kundërshtar, kam respekt për qëndrimin e tij politik edhe kur është kundërshtar edhe kur mban qëndrim për interesat e shqiptarëve”, tha ai.
and then