
Gazetari Artan Hoxha, e ka cilësuar me 2 standarde qasjen e SPAK për ish-zv/kryeministren Belinda Balluku, e cila u mor e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, pa masë sigurie, në krahasim me atë të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Hoxha tha se në rastin e Ballukut, u veprua me një tjetër standard.
“Fillimisht e mori të pandehur pa masë sigurie e la në detyrë, priti dhe 1 muaj, e pa që nuk lëvizi I këputi 2 masa sigurie e më pas reagoi kryeministri, më pas SPAK ja rëndoi akuzat. Kurse Veliajn e kapi për zverku e çoi brenda dhe pastaj filloi historinë”, tha Hoxha.
Artan Hoxha: SPAK na ka dhënë rastin tjetër, mënyra si u soll me Ballukun, nëse me Veliajn e kapi për zverku e çoi brenda dhe pastaj filloi historinë. Në rastin Balluku bëri të kundërtën, e mori të pandehur pa i vendosur masë sigurie. Unë jam marrë i pandehur pas 1 viti e gjysëm, isha në masë sigurie. Nuk e kam kuptuar pse veproi kështu me zonjën Balluku.
Pra në këtë rast, veproi me një tjetër standard, fillimisht e mori të pandehur pa masë sigurie e la në detyrë, priti dhe 1 muaj, e pa që nuk lëvizi I këputi 2 masa sigurie e më pas reagoi kryeministri, më pas SPAK ja rëndoi akuzat.
Ndërkohë që SPAK mund të bënte si me rastet e mëparshme, ta kërkonte direkt në Kuvend, e conte për masë sigurie dhe e vendoste gjykata. Por SPAK nuk e bëri këtë gjë. Pse me Veliajn vepruan kështu dhe me Ballukun vepruan ndryshe.
and then