
Librazhdi përjetoi një moment të veçantë kulturor këtë të diel, teksa në hollin e Pallatit të Kulturës “Sadi Halili” u çel ekspozita kolektive “Ngjyra Pranverore”, një aktivitet që vuri në qendër fuqinë krijuese të artistëve vendas dhe gjallërinë e artit pamor në qytet.
Në këtë ekspozitë u prezantuan 50 punime artistike, të realizuara nga piktorët më të njohur të zonës, duke sjellë një shumëllojshmëri stilesh dhe teknikash – nga peizazhet pranverore plot dritë e ngjyra, tek kompozimet moderne dhe punimet me karakter simbolik.
Çdo vepër ishte një reflektim i ndjeshmërisë artistike dhe përvojës krijuese të autorëve.
Mes emrave të spikatur që kontribuuan në këtë ekspozitë ishin Gëzim Hidri, Edmond Rira, Arben Kurti, Gëzim Qoshku, Bardha Alimeta, Zana Rrupulli, Adelajda Kryemadhi, të cilët me stilin dhe identitetin e tyre artistik i dhanë një dimension të veçantë këtij eventi.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe pjesëmarrjes së vajzave të reja dhe të talentuara, të cilat sollën një frymë të re dhe dëshmuan vazhdimësinë e artit në brezat e rinj.
Ekspozita u shoqërua edhe me një sesion diskutimi dhe një bisedë të hapur mbi artin, ku artistë dhe dashamirës të artit ndanë ide dhe mendime mbi zhvillimin e artit pamor.
and then