Rama dëshmitar në gjyqin për dosjen “Partizani”? Berisha: Pagoi 320 mijë nga buxheti i Bashkisë Tiranë! Duhet të merret i pandehur

Prokuroria e Posaçme u shpreh pak ditë më parë në lidhje me kërkesën e kreut të PD Sali Berisha, që dëshmitar në procesin për dosjen Partizani të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

SPAK deklaroi se vendimi për një gjë të tillë duhet të merret na Gjykata e Posaçme.
Në një komunikim për mediat pas paraqitjes në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje, Berisha u shpreh se

“Rama është kërkuar nga të akuzuarit e dosjes që në fillim që të jetë dëshmitar, madje jo dëshmitar, por në ndjekje penale, sepse Edi Rama, një pjesë të mirë të territorit të klubit “Partizani;’ e kishte shndërruar në zonë ndërtimi pa asnjë kërkesë të pronarëve përveç të peshkaqenit Olsi Rama që kishte vendosur të bëhej milioner në tokën e tjetri. Zona ishte zonuar kur as nuk u ishte kthyer pronarëve dhe ata nuk kishin bërë asnjë kërkesë. Më pas Rama dha lejet e ndërtimit te klubi Partizani, më vonë ai mori vesh se një nga pronarët që ka marrë tokë aty dhe është bashkëndërtues është Malltezi, dhe pavarësisht se ishte dhënë leja, ai e mbajti lejen e ndërtimit, nuk e zbardh. Gjykata e urdhëron ta zbardhë, ai nuk zbatoi vendimin e gjykatës. Rama dërgoi Inspektoriatin e tij dhe bllokoi punimet, për çka u dënuar 320 mijë euro nga gjykata, shumë që u pagua nga buxheti i bashkisë”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×