NBA/ 62 fitore sezonale, Oklahoma-n nuk e ndal askush, kampionët mposhtin Utah

Kampionët në fuqi të Oklahoma fituan thellë 146-111 ndaj Utah Jazz dhe vazhdojnë të jenë skuadra më e mirë edhe këtë sezon në NBA. Të gjithë titullarët e Oklahoma realizuan mbi 10 pikë. Skuadra e Lakers u mund 134-128 nga Dallas, duke pësuar humbjen e dytë radhazi. Cooper Flagg me 45 pikë u dallua për teksanët.

Houston fitoi 117-116 ndaj Golden State në sekondën e fundit, në një ndeshje dramatike. Kevin Durant realizoi 31 pikë, ndërsa Stephen Curry, që rikthehej nga një dëmtim, realizoi 29 pikë. Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Phoenix, që falë 30 pikëve të Devin Booker dhe 25 të Jalen Green, mundi 120-110 Chicago. Boston bën detyrën, duke mundur 115-101 Toronto, ndeshje ku u dallua Jaylen Brown, autor i 26 pilkëve.

Fitore të rëndësishme korri jashtë fushe ekipi i Clippers, që mundi 138-109 Sacramento (Leonard 26 pikë). Skuadra e Cleveland mundi 117-108 Indiana, sfidë ku Donovan Mitchell realizoi 38 pikë për Cavaliers.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×