
“Ne flasim shqip, nuk ka shtet pa rini”, “Ëndrra ime flet shqip”, kanë qenë thirrjet e studentëve shqiptarë, ndërsa protestojnë në Maqedoninë e Veriut në mbrojtje të Gjuhës Shqipe.
Ata kanë kërkuar që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet në Gjuhën Shqipe. Përvëç barazisë ata kërkojnë edhe dorëheqjen e ministrit Fillkov.
Protesta e studentëve po mbledh gjithnjë e më shumë pjesëmarrës, të cilët mbajnë pankarta dhe brohorasin për të drejtat e tyre.
Mesazhet që shihen në shesh janë të qarta dhe të drejtpërdrejta, duke reflektuar pakënaqësinë dhe kërkesat e studentëve. “Gjuha Shqipe nuk negociaohet”, shprehen ndër të tjera studentët.
and then