
Analisti Mentor Kikia komentoi ambicien e socialistit, Erion Braçe për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës.
Në “Programin e drekës”, në News24, me Daljana Sejdia, Kikia u shpreh se PS e ka zgjedhur emrin me të cilin do t’i drejtohet zgjedhjeve të 2027-ës, për kryeqytetin dhe ajo është Ogerta Manastirliu.
“Unë mendoj se kandidatin për Tiranën PS e ka përzgjedhur, është Ogerta Manastirliu e cila ka vazhduar të ndjekë një agjendë politike në Tiranë dhe konfirmon faktin që ajo vazhdon të jetë kandidate për kryeqytetin. Nuk mendoj se do të ketë garë në PS për kandidaturën, për Tiranën. Në PS kandidati nuk zgjidhet me primare, por është një vendim që merret nga kryetari i PS.
Z.Braçe është futur me një vullnet të tij dhe ka deklaruar se do të dalë i pavarur nëse PS nuk e mbështet, por nuk e di nëse do t’i shkojë deri në fund. Në një pjesë të rrugës ai do të ndalojë dhe do të heqë dorë nga kjo ambicie, sepse pa vullnetin e PS asnjë kandidat nuk mund të ecë përpara në garën për Bashkinë e Tiranës”, u shpreh Kikia.
and then